VIDEO/ Mucolli e fal golin ndaj Tiranës në sekondën e fundit, Shqipëria U-21 barazon me 10 lojtarë

Pas një fitore të pastër dhe mes spektaklit që erdhi ndaj Apolonisë, Shqipëria U-21 zhvilloi edhe miqësoren e fundit për këtë muaj, këtë herë kundër kampiones së Superiores, Tiranës. Ndeshja nuk shkoi aspak mirë për kuqezinjtë e vegjël teksa mbrojtësi Selmani do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 39 pas ndërhyrjes së gabuar si mbrojtës i fundit.

Vetëm pesë minuta më vonë do të ishte Sasraku që dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin bardhebluve për të mbyllur pjesën e parë. Por pavarësisht faktit se ishin me një lojtar më pak, Shqipëria U-21 do të barazonte me Bullarin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 70. Shanset ishin për të përmbysur takimin teksa në sekondën dhe aksionin e fundit ishte Mucolli i vetëm përballë Likës, por do të falte golin e fitores duke gabuar tërësisht me ekzekutimin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *