De Biazi po vazhdon që të mos bind plotësisht në krye të Kombëtares së Azerbajxhanit. Në ditën e sotme është humbur në shifrat 2-0 në transfertën ndaj Malit të Zi. Pavarësisht se u mendua një surprizë që mund të vinte nga ana e miqëve, të cilët ishin shumë më të motivuar për t’i falur një kënaqësi popullit të tyre për momentin e vështirë që po kalojnë, nuk rezultoi në këtë mënyrë.
Stefan Jovetiç realizoi në pjesën e parë pas një goditje këndi të ekzekutuar në mënyrën e duhur, e shoqëruar kjo edhe me daljen e gabuar të portierit. Për të kaluar te goli i dytë dhe që vendosi fatin e takimit, që nuk mund të merrej as në futbollin amator. Mbrojtësi i Azerbajxhanit bënë një gafë të madhe duke i falur topin Ivanoviç, ndërsa ky i fundit me një gjuajtje tërësisht të gabuar në pamje të parë, e ka dërguar topin në rrjetë pas një veprimit të pakuptueshëm nga ana e portierit të Azerbajxhanit. De Biazi tund kokën dhe nuk i beson syve, por në këtë aventurë të re ka aq shumë punë për të bërë. /Sport Ekspres/