Tifogrupi TKZ(tifozat kuq e zi) është shtuar në popullaritet, pasi një tjetër grup ultrasi i është bashkuar kësaj organizate. Bëhet fjalë për tifozët e Suharekës, të cilët kanë bërë të ditur se tashmë do t’i bashkohen TKZ-së. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë shqiptarët nga Kosova në rrjetin social Facebook.
“Zërit tonë në mbështetje të Kombëtares nga dje i bashkohet edhe grupi Xhebrailat nga Suhareka. Korab Elshani , prijës i grupit, do të jetë edhe përfaqësues i TKZ-së në këtë qytet. Bashkë, dhe vetëm bashkë, ju urojmë mirëseardhje në grupin tonë.
Pa interesa, e krahë për krahë të bashkuar drejt realizimit të synimeve tona.
Veç Shqipni Etnike, kurgjo tjetër”.
Megjithatë duhet të presim pak për të parë këtë grup t’i bashkohet Tifozëve Kuq e Zi, pasi përkohësisht situata është mjaft e vështirë nga përhapja e koronavirusit. Për këtë arsye tifozët nuk janë të lejuar në shkallët e stadiumit. /Sport Ekspres/