Kosova nuk mundi që të vazhdonte ëndrrën për të mbërritur në Europian, teksa u mund në përballjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Një mundësi e madhe e hequr nga duart, por fati nuk ishte aspak me dardanët. Jo vetëm për rastin flagrant që u humb në minutat e fundit dhe ku ndeshja duhej të barazohej, por njëkohësisht edhe për faktin se i mungonin tre yjet e përfaqësues si Rashica, Rrahmani dhe Muriqi.
Megjithatë ky zhgënjim do të kalohet dhe rikthimi i lojtarëve të sipërpërmendur do ta bëjë sërish Kosovën si konkurruese ndaj Kombëtareve të tjera. Sirenat alarmuese vijnë nga dardanët U-21 që drejtohen nga ana e Prekazit. Asgjë nuk do të mbush me kënaqësi te kjo grupmoshë, madje jep shumë pasiguri për të ardhmen.
Në 5 ndeshjet e fundit ka vetëm humbje radhazi, duke pësuar në total 15 gola. I vetmi gol i shënuar për Kosovën ishte në përballjen ndaj Shqipërisë që u humb në shifrat 2-1. Për të vazhduar edhe më tej, në grupin aktual të Prekazit është thuajse e pamundur që të veçosh dy emra që premtojnë për të ardhmen në përfaqësuesen A. /Sport Ekspres/