Çudirat e Covidit/ Porta e Ukrainës e infektuar, Shevçenko fton trajnerin 45-vjeçar të portierëve

Çudirat nuk kanë të mbaruar në këtë periudhë të pazakontë prej Covid-19. Ukraina është gjetur në një situatë absurde në prag të ndeshjeve të radhës, ku do të përballet fillimisht në miqësore me Francën e më pas me Gjermaninë e Spanjën në Ligën e Kombeve. Porta e Kombëtares ukrainase është e gjitha e infektuar, teksa të 3 gardianët e saj janë prekur nga pandemia.

Në këto kushte Andrij Shevçenko vjen me një zgjidhje befasuese dhe aspak të zakontë. Trajneri i portierëve të Ukrainës ka marrë ftesën për të qenë i gatshëm në ndeshjet e radhës. Aleksander Shovkovskij është në moshën 45-vjeçare dhe e ka myllur kapitullin e tij si futbollist që në vitin 2016. Ndërkohë kjo situatë i buzëqesh portierit Bushan, i cili do të debutojë me fanellën e Kombëtares ukrainase./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *