VIDEO/ E kanë cilësuar si “Zlatan Ibrahimoviç shqiptar”, ky është Emiliano Bullari që ka ftuar Reja

Emiliano Bullari njihet ndryshe në Greqi edhe me nofkën “Zlatan Ibrahimoviç”. Sulmuesi shqiptar është një prodhim i akademisë së Olimpiakosit, atje ku ka shkëlqyer me të rinjtë e kësaj skuadre. Disa ftesa i kanë mbërritur në ekipin e parë, por Bullari pret ende mundësinë që t’ia japi trajneri për ta shfrytëzuar dhe për të lënë gjurmë me ekipin e njohur grek.

Disi e papritur ishte ajo ftesë e dërguar nga Reja, teksa ndodhej në grumbullim me Shqipërinë U-21. Megjithatë anulimi i miqësores ndaj Sllovenisë bëri që trajneri i Kombëtares A ta merrte menjëherë në organikë, për ta parë edhe nga afër në stërvitje njërin prej talenteve më premtues të Shqipërisë.

Por çfarë cilësish ofron Bullari? Mjaftueshëm teksa përmendim faktin se është i vetmi 17-vjeçar që ka luajtur për Shqipërinë U-21 dhe ishte një dëshirë e madhe e Greqisë. “Gjigant” në strukturën fizike dhe me pikën më të fortë për luftën në ajër, Bullari shërben për të tërhequr skuadrën përpara dhe ka një nuhatje të frikshme me portën kundërshtare. Te Shqipëria e ka dëshmuar menjëherë këtë gjë teksa tundi rrjetën në debutimin ndaj Turqisë në atë barazim në frymën e fundit, teksa rezultati përfundoi 2-2 në transfertë. Më poshtë gjeni edhe videon përmbledhëse të Emiliano Bullarit: /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *