Zyrtare/ Anulohet një tjetër miqësore për kuqezinjtë, Shpresat vënë përballë Muçin me Tiranën

Anulohet në pak kohë edhe miqësorja e dytë për kuqezinjtë. Tashmë është ekipi Shpresa ai që nuk do të luajë ndeshjen e planifikuar kundër bashkëmoshatarëve të Sllovenisë. Shak për këtë është bërë Covid-19, teksa disa lojtarë të Kombëtares sllovene kanë rezultuar pozitiv pas testimeve. Në këto kushte është parë e udhës që miqësorja e planifikuar më datë 8 tetor në orën 19:00 të anulohet.

Në vend të saj djemtë e Bushit do të testojnë forcat me Kategorinë Superiore. Në po të njëjtën datë dhe orar, talentet kuqezi do të luajnë në “Elbasan Arena” kundër ekipit të Apolonisë. Gjithashtu, vetëm 2 ditë më vonë, më 10 tetor në orën 16:00, 21-vjeçarët e Shqipërisë do të luajnë përballë Tiranës në “Selman Stërmasi”. I veçantë është fakti se për herë të parë talente si Muçi apo Çelhaka nuk do të veshin gjyrat bardheblu, por do të jenë kundërshtarë të skuadrës së Tiranës, ku edhe kanë lindur si lojtarë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

Anulohet miqësorja e ekipit Kombëtar Shpresa me Slloveninë, që ishte planifikuar të zhvillohej ditën e enjte datë 8 tetor ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se disa prej lojtarëve të skuadrës së Sllovenisë U-21 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Si rrjedhojë, Federata Sllovene pas konsultave me FSHF-në ka vendosur, që skuadra të mos udhëtojë drejt Shqipërisë për miqësoren si masë paraprake për të ruajtur shëndetin e lojtarëve.

Pas anulimit të kësaj ndeshjeje, u vendos që Kombëtarja U-21 të luajë me Apoloninë më datë 8 tetor 2020 në ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjithashtu, është rënë dakord që ekipi Kombëtar Shpresa të zhvillojë edhe një miqësore tjetër të shtunën, datë 10 tetor ora 16:00 me Tiranën. Ky takim do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

çkl

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *