Dështimi i përfunduar me sukses/ Të këqija si të Rei Manajt, mbetet i Barcelonës

Dështime si të Rei Manajt janë vërtet ato që do të dëshironte çdo futbollist shqiptar. Sulmuesi i Kombëtares nuk ka mundur që të gjejë një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën e tij, pasi kishte preferenca në përzgjedhje.

Pavarësisht sirenave të ardhura nga Turqia apo edhe me rastin e PAOK, nuk është pranuar asnjëra prej ofertave. Pra Rei Manaj do të vazhdojë që të jetë pjesë e Barcelonës. Ky nuk mund të quhet kurrsesi një lajm i keq për sulmuesin tonë, por nga ana tjetër rrezikon shumë.

Trajneri i ekipit B ia ka bërë të qartë se nuk e ka në plan për vazhdimësinë. Por koha e merkatos është e mbyllur dhe tani Manaj duhet të bëjë gjithçka për ta bindur teknikun e katalanasve të vegjël që t’i jap edhe një shans të dytë. Duke parë edhe klauzolën prej 50 milionë eurove mbi një largim të mundshëm, sigurisht që një tjetër mundësi nuk mund të mungojë për lojtarin kuqezi që këtë herë duhet ta gjejë më shpesh rrjetën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *