“Reja nuk më ka pëlqyer që kur erdhi”, Redi Jupi analizon Kombëtaren: Nëse do isha gazetar do e pyesja se…

Redi Jupi ka bërë një analizë sa i përket Kombëtares në prag të dy ndeshjeve të ardhshme që do të kemi në Ligën e Kombeve. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Jupi shprehet se trajnerin Reja nuk e ka pëlqyer që nga momenti i parë.

Arsyeja? Për ta nisur që nga sistemi që përdoret, ku gjithmonë ka pasur polemika se nuk i rri përshtat kuqezinjëve. Për të vazhduar më pas me zgjedhjet që bëhen për futbollistët e grumbulluar, atje ku Jupi mendon se disa elemente të mirë mbeten jashtë. Nëse do të ishte gazetar dhe do të gjendej në konferencën për shtyp të trajnerit të Kombëtares do të shtronte pyetjen: “Kush është qëllimi i Shqipërisë në këto takime?”. Në fakt kjo pyetje erdhi për Rejën, ndërsa tekniku i Kombëtares u shpreh se në objektivin kryesor është Europiani i 2024.

“Nuk më ka pëlqyer Reja që kur erdhi. E para që me sistemin që ne nuk na përshtatet, por edhe për faktin se nuk kanë ardhur lojtarët shqiptarë më të mirë që ne kemi. Shpirti bie në paqe kur përzgjidhen futbollistët më të mirë dhe për mua ka çaluar këtu. Nuk ka pasur koherencë në zgjedhje e tij, ka shumë ndryshime.

Futbollistët nuk piqen te Kombëtarja pasi gjashtë ndeshje në vit janë ato. Lojtarët bëhen nëpër klubet e tyre. Nëse do të isha gazetar dhe do të kisha akses në konferencën për shtyp do ta pyesja: “Ore çfarë qëllimi kemi ne në këto ndeshje?”.

Pasi përgjigja për të ndërtuar ekipin e 2024 është vërtet shumë larg, pasi jo domosdo lojtarët e rinjë që janë tani do të jenë të mirë pas disa vitesh. Ata do të piqen në klubet e tyre dhe nëse janë cilësor atëherë le të vijë edhe njëri që është 35-vjeç”, u shpreh Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *