ZYRTARE/ Përse të duhet Smalling pas Kumbullës? Trajneri ia lë si detyrim, Roma bën goditjen e fundit

Roma ka bërë goditjen e fundit në merkato duke marrë edhe lojtarin e Manchester United, Smalling. Mbrojtësi i njohur ka qenë në formën e huazimit te ekipi italian, por do të rikthehej sërish në “Old Trafford”.

Pikërisht për këtë arsye Roma po nxitonte për mbylljen e marrëveshjes me Marash Kumbullën, teksa nuk po gjente dot gjuhën e përbashkët me ekipin anglez. Mbrojtësi shqiptar debutoi me sukses ndaj Juventusit, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të takimit. Aftësitë e tij i dëshmoi edhe në ndeshjen e radhës kundër Udinezes, atje ku gazetarët i shtruan pyetjen trajnerit Fonesca: “Nëse Kumbulla po luan kaq mirë, atëherë për çfarë iu nevojitet Smalling?”,

Trajneri i Romës do t’i përgjigjej prerë: “Smalling më duhet me patjetër në skuadër. Për momentin ne kemi vetëm tre qendërmbrojtës te Roma, asnjë tjetër. Edhe Cristante që mund të alternohet në këtë rol, por kam besim se Smalling do të jetë pjesë e jona”. Kështu Roma nuk e ka zhgënjyer me drejtuesit e klubit që e kanë bërë këtë goditje të fundit në merkato. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *