“Ibraimin nuk e mbajti Shkëndija, e shoh me dyshim”, Duro skanon merkaton e Kukësit: Çuditem me Taipin

Kukësi ka bërë dy goditje të mëdha në momentet e fundit të merkatos, duke siguruar firmën e Taipit dhe Ibraimit. Të dy shihen si lojtarë të një tjetër niveli për Kategorinë Superiore, por pavarësisht kësaj sërish ka vend për dyshime. Shpëtim Duro ka thënë në studion e emisionit “Pressing” në “ABC News” se e sheh me dyshim faktin se Shkëndija nuk e mbajti Agim Ibraimin, ndërsa fakti që Gjelbrim Taipi zgjodhi të luante në Shqipëri e bën të çuditet.

“Kukësi? Skuadra ishte shumë e mirë, cilësore, ajo që drejtova unë. Ka pasur unitet dhe ishte një grup shumë i mirë. Ai ekip në pjesën më të madhe të kampionatit ishin në vendin e parë. Isha trajner deri një javë para pandemisë dhe të luash jashtë krejt kampionatin është minus. Kjo ishte arsyeja pse nuk shkoi deri në fund Kukësi. Objektivi ishin dy vendet e para, ashtu e kisha në kontratë. Edhe fitimi i kupës.

E thashë që skuadra ishte e mirë. Për mua dështim është që nuk u fitua kupa. Shumë futbollistë aty nuk kanë dashur të rinovojnë. Disa kanë ikur për më mirë, si Abazaj e Rroca. Gavazaj nuk ishte në plane. Kanë marrë lojtarë të mirë. Demirin e kam pasur te Shkëndija, është lojtar i mirë.

Luan i majtë, por më mirë është në mesfushë. Çuditem me Taipin dhe ardhja këtu më duket e çuditshme. Ibraimin e njoh mirë, por e shoh me dyshim sepse nuk e mbajti Shkëndija. Ka cilësi, por kampionati atje është me i dobët 3-4 vitet e fundit. Arsyeja e largimeve është komplekse. Skuadra e vjetshme ka qenë me lojtarë që kanë luajtur në kampionatin shqiptar. Sivjet vijnë nga jashtë dhe problem është ritmi”, ka thënë Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *