Myrto Uzuni është duke kaluar një formë fantastike te Ferencvarosh. Pas atij suksesi të jashtëzakonshëm ku prek ëndrrën Champions, ku një ndihmë e madhe erdhi edhe nga golat e tij, tashmë sulmuesi shqiptar po kthehet protagonist në kampionatin hungarez.
Ferencvarosh është ndeshur me Akademinë Pushkash ditën e sotme, takim të cilin e ka fituar me shifrat 2-1. Por në ndihmë për 3 pikët ka ardhur edhe Uzuni, i cili ka dhuruar asist perfekt për Isael, që shënon golin e dytë personal dhe të skuadrës, duke vulosur rezultatin përfundimtar të përballjes. Talenti i Kombëtares vijon të lërë gjurmë në fushën e lojës dhe dëshmon sërish aftësitë e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/