Analiza taktike e përgatitur nga Oltijon Kërnaja për “Sport Ekspres”
Young Boys -Tirana! Tirana kishte shumë ditë ne dispozicion për të përgatitur përballjen, madje edhe afrimet me bujë nga Afrika. Por që fatkeqësisht, nuk i pamë as në ndeshjen më të rëndësishme në 100 vitet e krijimit së ekipit. Tirana duke parë ndeshjet e kaluara erdhi me të vetmin ndryshim ku portieri Bekaj kishte marre vendin e Likës.
Tirana vinte me rreshtimin
1-4-1-4-1.
Bekaj
Troshevski-Najdovski-Vangjeli-Ismajlgeci
Celhaka
Cobina-Torasa-Bathta-Cale
Dhe Muçi i vetëm në majën e sulmit.
Ndërsa Young Boys vinte me 1-4–4-2 klasik.
Van Ballomos
Hefti-Camara-Lefort-Garcia
Fassnacht-Lustenberger-Sierro-Moumi
Nsame-Elia lina.
Tirana shfaqi dobësi në përgatitjet fizike, por më e keqja është se stafi i Tiranës nuk e kishte studiuar kundërshtarin sepse Young Boys luante në sulm në krah të djathtë me një sulmues 188 cm te gjatë, që duhej ta markonte Vangjeli, që piken e tij më të dobët ka luftën ne ajër sepse nuk i ka centimetrat.
Tirana nuk kishte ide, nuk kishte një strategji sesi ta përballonte kundërshtarin edhe pse i dukshëm favorit ndaj ekipit tonë. Por e pa pranueshme që Tirana të humbte të gjithë topat që merrte në zotërim. Që ekipi i Tiranës të kishte reparte jo të shkallëzuar dhe shumë të hapur mes njeri tjetrit. Mbrojta e Tiranës ishte në ditën e saj më të dobët. Nuk arrin te mbylli as një top të thjeshtë prej 60 metrash. Mesfusha ishte inegzistente, thuajse të gjithë dyluftimet e humbura. Ndërsa Muçi i vetëm nuk mund të bëjë asgjë.
Pika e vetme pozitive Bekaj. Nëse ai nuk do ishte në portë, rezultati do ishte me i thellë.
Toshevski- Dyshimet në vendosje dhe pozicion ishin që ndeshjen e tij të parë, një natë skandaloze, nuk mund të mbylli as një top të thjeshte mbrapa krahëve. Në krahun e djathtë të Tiranes kalonte çdokush. Vjen nga një kampionat me nivel me të dobët se Superliga.
Najdovski- Luftarak por shumë gabime në mbrojte dhe në rreshtim, duket se nuk ka një bashkëpunim të mirë me Vangjelin. Të largosh kapitenin Muçën për Najdovskin, ka përgjegjësi të madhe.
Vangjeli- Vuajti gjatë gjithë kohës centimetrat mangut ndaj sulmuesit kundërshtar, në ndeshje me nivel te tillë, nuk duhet të luaj në qendër të mbrojtjes.
Ismajlgeci- Ndeshje e vështirë, por tregoi me shume nivel se kolegu i tij në krahun e djathtë, Toshevski. Ka vend për përmisime.
Celhaka- U mundua te mbyllte aksionet e kundërshtarëve, por ato ishin të përqendruar nga krahët. Vuajti presingun e lartë të kundërshtarit në momentin që merrte topin dhe ua dorëzonte shumë shpejt.
Torasa- Edhe njëherë tjetër tregoi se nuk mund të luajë në rolin e mesfushorit të qëndrës, nuk mundet të adaptosh çdo ndeshje një lojtar që luan mbrapa sulmuesit, të luajë mesfushor qendre. Kjo sjellë që mos të marrësh as gjysmën e cilësive që ka lojtari.
Batha- U mundua të qetësonte lojën, por fizikisht shumë dobët, ndoshta edhe nga dëmtimet. Nuk bëri atë që kërkohej, topi të pushtonte, të fillonte manovrat sulmuesi.
Cale- Thjesht…asgjë! Rrëmujë gjatë gjithë ndeshjes, cilësitë i ka, por duhet t’i tregoj. Në momentin që merrte topin Muçi duhej ti afrohej, por nuk e bëri.
Cobina- U bën disa ndeshje, kërkonte lavdin personale edhe në këtë ndeshje. E çuditshme që nuk ia kanë vendosur në dukje.
Muçi- I vetëm në shtëpi. Talentin e ka, por nuk bënë dot sulmuesin e parë, duke e aktivizuar si qendërsulmues. Po ia ulim vlerat që ka.
Tirana bën rrëmujë me merkaton. Afron me bujë disa lojtarë nga Afrika që para 4-5 vitesh kanë qenë pjesë e Kombetareve u17.. por nuk janë tashmë. Dhe çuditërisht nuk aktivizohen, madje vetem një prej tyre eshte në 18- çe. Atëherë përse vijnë? Si mundet që një ekip si Tirana të shkojë në ndeshjen më të rëndësishme të 100 viteve krijim vetëm me një qendërmbrojtës real nga 25 lojtarët që ka në përbërje, Nadjovksin. Përse largohet Muça? /Sport Ekspres/