E bujshme/ Reja heq 5 futbollistët nga Shqipëria, një leksion i madh dhe vjen Kallaku me të shumëpërfoluri Marko Molla

Një ndryshim i madh do të jetë në listën e Shqipërisë përpara takimeve të tetorit. Kuqezinjtë do të ndeshen kundër Armenisë në një miqësore, për të vazhduar me takimet e “Ligës së Kombeve” ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. Sipas asaj që raporton “Top Channel” kemi një shembull disiplinor që Reja jep në Kombëtare. Për këtë arsye do të përjashtohen pesë “fajtorët” e ndeshjes me Lituaninë: “Hysaj, Cikalleshi, Roshi, Balaj dhe Sadiku”. Sigurisht që këtu kemi edhe dy emra që nuk janë aktivizuar me Lituaninë, por këtu janë mësuar lojtarët që ishin prezentë në dasmën e Odise Roshit, një ditë përpara ndeshjes kundër modestëve që humbëm në shifrat 0-1. Dënimi jepet për prioritetet që kishin këta futbollistë.

Kjo do t’i lërë më tepër hapësirë lojtarëve të rinjë pasi do të grumbullohet si mbrojtës Doka dhe Mersinaj, por edhe Kallaku, Cekici e Broja. Ndërsa Hysaj merr një “shuplakë” që i duhej për t’u përmendur sa nuk është ende vonë. Gjithashtu për herë të parë është grumbulluar me Kombëtaren A edhe Marko Molla përpara këtyre takimeve të rëndësishme. Flasim për portierin e Bolonjës që është përfolur së tepërmi pak kohë më parë kur u largua nga grumbullimi i Shqipërisë U-17 për të shkuar te Italia U-17. Me “axurrët” kishte mundësi që të luante në finalen e humbur të Botërorit ndaj Brazilit, ndërsa tanimë kthehet sërish te Shqipëria për të qenë pjesë e ekipit A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *