Talenti shqiptar që u zyrtarizua në “Premier League” mund të lërë Zvicrën, Petkoviç: Unë nuk e marrë për ta djegur

Andi Zeqiri ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij teksa është zyrtarizuar te ekipi i Brighton. Një mundësi e artë kjo për sulmuesin shqiptar për të mbërritur në majat më të larta të futbollit europian. Nga ana tjetër Zeqiri është aktualisht pjesë e të rinjëve të Zvicrës, duke shkëlqyer edhe me grupmoshën U-21.

Babai i lojtarit është shprehur se do të kalojë te Kosova, por vetë drejtori i ekipeve kombëtare të Zvicrës e ka mohuar këtë ndryshim. Trajneri i Zvicrës, Petkoviç, ka publikuar listën sa i përket dy ndeshjeve të ardhshme të Zvicrës. Kur pyetet për Andi Zeqirin është shprehur qartësisht se nuk do ta marrë vetëm për ta djegur.

“Ne jemi gjithmonë të sinqertë dhe unë do ta ftoj kur të jem i bindur për të. Nuk do e grumbulloj për ta djegur, ia kam thënë qartë edhe vetë futbollistit. Po e vëzhgojmë edhe është pjesë e listës B”, u shpreh Petkoviç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *