Zyrtare/ Kukësi vijon punën në merkato, prezanton blerjen e re nga Kosova

Edhe pse vazhdon përballja Qeveri-Superligë, tek kampi i Kukësit vazhdohet të punohet për sezonin e ri futbollistik. Klubi nën pronësi të kryetarit të bashkisë se Kukësit, Safet Gjicit, ka kompletuar transferimin e lojtarit të Llapit në Superligën e Kosovës. Bëhet fjalë për Ersil Ymerin, i cili ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me K.F Kukësin. Ymeri është prezantuar ditën e sotme në zyrat e klubit verilindor dhe do të jetë pjesë e skuadrës ditën e nesërme.

Kjo është një blerje e zgjuar e Kukësit, pasi Ersil Ymeri e njeh shumë mirë futbollin shqiptar, pasi më parë ka qenë aktivizuar në radhët e ekipeve të ndryshme të Superligës si Kamza, Kastrioti e Laçi. Lajmin e ka konfirmuar vet ekipi i Kukësit në faqen zyrtare në Facebook.

“ZYRTARE! Ersil Ymeri e?shte? zyrtarisht futbollist i Kuke?sit! Mesfushori shqiptar, ka firmosur sot kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.

Mesfushori 26-vjeçar e njeh mirë kampionatin shqiptar duke qenë se ka luajtur më parë me ekipet e Kamzës, Kastriotit e Laçit. Së fundmi, ai ishte pjesë e Llapit në kampionatin e Kosovës, duke qenë protagonist me ekipin e tij.

Ymeri u prezantua sot në zyrat e klubit dhe do të bashkohet me skuadrën ditën e nesërme.  Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Ymeri ! Mirë se vjen Ersil”, -ishte postimi i K.F Kukësi në Facebook./Elio Hajdari Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *