Pasi Emiljano Musta u largua nga Kukësi dhe firmosi për Laçin, një tjetër futbollist kryesor i verilindorëve gjatë këtyre kohëve ka bërë të njëjtën zgjedhje. Këtë herë bëhet fjalë për Obanor, i cili ka qenë siguria e madhe e Kukësit në prapavijë.
Pavarësisht se për këtë futbollist u përfolën sirena që vinin nga Turqia, do të mbetet sërish në Superiore. Armando Cungu ka mundësinë që të përforcojë edhe më tepër skuadrën ndërsa pritet fillimi i Superiores pas bojkotit. Këto lëvizje i kthejnë lojtarët më të preferuar të tifozëve të Kukësit në “armiqtë kryesorë”, pasi dihet marrëdhënia e derbit me Laçin. Ky është raportimi i ardhur nga “Supersport”, ndërsa gjithçka pritet të mbyllet brenda pak orësh. /Sport Ekspres/