Orges Shehi pritet të fillojë një aventurë të re në Kosovë. 43 vjeçari është përfolur për të marë drejtimin e Llapit në Superligë. Lajmi u bë i ditur nga faqa e Facebookut të “Fansat e Futbollit Kosova”. Durrsaku ka një mision mjaft të vështirë tek kjo skuadër, pasi në katër ndeshje nuk ka arritur të marë asnjë pikë.
Edhe pse ka bërë një sërë transferimesh këtë sezon, Llapi po nuk arrin të gjejë formën e duhur, teksa aktualisht ndodhet në vendin e fundit në klasifikim. Tifozët akuzojnë trajnerin aktual, Tahir Batatina, se është i paaftë të menaxhojë lojtarët që dëshiroi të ketë në dispozicion. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/