Sot është momenti i të vërtetës! Tirana ka mundësinë të shkruajë historinë në Europa League

Momenti i së vërtetës ka ardhur, Tirana është 90 minuta larg grupeve në Europa League. Kryeqytetasit do të përballen me një skuadër mjaft të fortë, kampionen e Zvicrës, Yong Boys. Prandaj djemtë e drejtuar nga Egbo duhet ta shikojnë këtë ndeshje si një finale, pasi kjo përballje do të jetë vetëm me një sfidë.

Ndeshja do të luhet në Bernë, teksa zviceranët e Yong Boys do të jenë vendas, megjithatë tifozët nuk do të jenë të pranishëm në stadium, çka e largon pak presionin e të qenit në fushën kundërshtare.

Gjithashtu Tirana duhet të shfrytëzojë faktin që kundërshtari i tyre duke qenë favorit, ka më shumë presion në shpatulla. Për këtë arsye, duhet më shumë presing në fushë nga bardheblutë për t’i vënë në vështirësi zviceranët.

Janë 90 minuta që mund të ndryshojnë të ardhmen e Tiranës, prandaj duhet që lojtarët të kenë përqendrimin maksimal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *