VAR mund te shihet si shpëtimi i futbollit, pasi në bazë të kësaj platforme është rritur drejtësia në gjykimin e ndeshjeve të futbollit. Avancimi i teknologjisë dhe ekonomisë ka bërë të mundur që kjo metodë të implementohet pothuajse në te gjitha kompeticionet botërore. Edhe në ndeshjen e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, do të perdoret VAR-i. Lajmin e ka bërë te ditur Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, pasi do të jenë që do të presin Kosovën në Shkup.
“Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 8 tetor në orën 20:45 përballet me Kosovën në arenën nacionale ‘Todor Proeski’ në Shkup, në ndeshjen e gjysmëfinales së Ligë së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Evropian. Në një prej ndeshjeve më të rëndësishme për përfaqësuesen e vendit, në arenën nacionale do të përdoret edhe sistemi VAR, video-teknologjia për ndihmë për vendimet e arbitrave”, thuhet në njoftimin e federatës së Maqedonisë së Veriut. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/