Ku shkuan ofertat nga Serie A apo La Liga? Uzuni i mbyll gojën kritikëve në fushë, prek ëndrrën e çdo lojtari me Ferencvaroshin

Ku shkuan ofertat nga Serie A dhe La Liga? Ishte kjo pyetja që të gjithë nuk e mendonin dy herë për t’ja bërë Myrto Uzunit pas zyrtarizimit te Ferencvaroshi. Shkëlqimi me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit bëri që interesimet nga ligat elitare të Europës të mos mungonin, por sulmuesi shqiptar zgjodhi transferimin në Hungari, për të cilin u përball edhe me kritika.

Por koha tregon gjithçka dhe këtë herë i jep të drejtë Uzunit. Lojtari i Kombëtares kuqezi i mbyll gojën çdo kritike të mundshme në fushën e lojës, aty ku ka prekur ëndrrën më të madhe të çdo futbollisti. Me “hirushen” e këyre kualifikuese, sulmuesi beratas ka prekur grupet e kompeticionit më prestigjoz për klube, Champions League.

Ndeshja e sotme mes Ferencvaroshit dhe Moldes ka përfunduar në barazim 0-0, duke bërë që kampionët e Hungarisë të presin biletën për ëndrrën e shumëkërkuar, teksa në takimin e parë në Norvegji barazuan në shifrat e çmendura 3-3.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky, duke marrë parasysh faktin se sa emrë të mëdhenj ka eliminuar skaudra hungareze. Djurgarden, Celtic, Dinamo Zagreb dhe tashmë Molde nxirren jashtë loje nga Ferencvarosh dhe një meritë të madhe ka edhe Myrto Uzuni, i cili ka tundur 2 herë rrjetën në dy gola që kanë vendosur shumë sa i përket kualifikimit. E tani që puna e palodhur u shpagua, talentit shqiptar nuk i mbetet tjetër gje veçse të shijojë ëndrrën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *