I kërkojnë prishjen e kontratës blerjes së verës, te Tirana pendohen që pa e parë në fushë

I afruar këtë verë për të mbyllur boshllëqet e Ngosë, Albion Avdijaj ktheht në pendimin e parë të bardhebluve. Marrëveshja duket se ishte e nxituar dhe nuk është nevoja të pritet për të filluar kampionati për të kuptuar se firma me lojtarin ishte një gabin që ka nevojë të zhbëhet. 120 mijë euro për dy vite është barra financiare që i rëndon arkave të kampionëve në fuqi për një futbollist të cilit duket se nuk e kanë në planet e tyre.

“ABC News” zbulon se bardheblutë nuk janë bindur nga performanca në stërvitje e Avdijajt, mbi të cilin rëndon edhe fakti se në 2 vitet e fundit prej tij është shënuar vetëm një gol. Drejtuesit e Tiranës i kanë propozuar sulmuesit prishjen e kontratës mes tyre, por dëshira e tyre nuk është plotësuar. Avdijaj ka refuzuar të largohet brenda të njëjtës merkato nga kryeqytetasit dhe mbetet për t’u parë nëse kampionët e Shqipërisë do arrijnë ta bindin për t’u larguar në janar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *