Futbollistët kampion dallohen nga detajet dhe një prej rasteve që e dëshmon është Alison Becker. Portieri i Liverpulit është një nga më të mirët në Europë dhe një nga veçoritë e tij është se nuk i bërtet kurrë shokëve të skuadrës.
Arsyeja? E thjeshtë! Asgjë nuk mund të fshihet dhe për më tepër ata janë të ndërgjegjshëm se ku kanë gabuar. Kështu gardiani i ekipit anglez është shprehur:
“Është mënyra ime. Nuk më pëlqen të bërtas me askënd dhe nuk më pëlqen që dikush të më bërtasë. Kur bëni një gabim, ju e dini që keni bërë gabim”, ka thënë Becker. /Sport Ekspres/