Një paraqitje fantastike ishte ajo e Franck Ribery në dramën e përfunduar ndaj Interit dhe Fiorentinës. Zikaltrit ia dolën në shifrat 4-3 falë golit të D’Ambrosio në minutat e fundit dhe kur pakkush e priste që ekipi i Contes do të dilte me pikët e plota. Por kush ishte lojtari më i mirë në këtë ndeshje? Këtu nuk ka shumë dyshime, kapelja duhet ti hiqet Franck Ribery. Deri në minutën e 82 kur do të largohej nga fusha e blertë, Fiorentina ishte duke fituar në shifrat 2-3 ndaj Interit.
Në moshën 37-vjeçare dhe shumë leksione futbolli për të dhënë ndaj Interit. Të gjithë aftësitë e tij i shpalosi edhe me një pasim të mrekullueshëm për Chiesën në golin e tretë të Fiorentinës. Një provë e qartë kjo dhe që dëshmon më së miri shprehjen se kur këmbët nisin të lënë disi për të mos pasur freskinë e dikurshme, atëherë niset të përdoret truri më tepër. Sa i përket Frenk Ribery, ky lojtar prodhon vetëm gjenialitete… /Sport Ekspres/
Con 37 años de edad, Franck Ribéry todavía nos regala magia en sus botines pic.twitter.com/9LvaFiq4hX
— Deportes y Noticias (@wilnoticias) September 26, 2020