Dokumenti/ Shkak bëhet Vllaznia, Këshilli Bashkiak padit kryebashkiaken Voltana Ademi

Telashe vijnë nga Shkodra për Kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi. Ngërçi mes saj dhe Këshillit Bashkiak në lidhje me miratimin e pasqyrave financiare e dërgoi situatën deri në mospagimin prej disa muajsh të lojtarëve të klubit Vllaznia. Por përplasjet mes palëve tashmë pritet të vazhdojnë edhe përmes rrugës ligjore dhe për këtë shkak bëhet skiadra kuqeblu.

“ABC News” bën me dije se Këshilli Bashkiak socialist ka bërë gati një padi në dëm të kryebashkiakes Voltana Ademi. Vendimi për “Miratimin e paqyrave financiare të vitit 2018 të shoqërisë Klubi i futbollit sh.a Vllaznia” si dhe ai për “Zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve mbikëqyrës të shoqërisë” janë 2 nga motivet që kanë nxitur paditjen e Kryetaren e Bashkisë Shkodër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *