Dëmtim i frikshëm për Mavrajn, humb vetëdijen në fushë dhe del pas 5 minutash me barrela

Një dëmtim tejet i frikshëm ka parë si protagonist Mërgim Mavrajn. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare është përplasur me portierin e skuadrës së tij gjatë ndeshjes së sotme mes Erzgebirge Aue dhe Greuther Furth. Një harkim i hedhur në zonë nga kudërshtarët ka bërë që gardiani i Greuther Furth të fluturojë për të grushtuar topin, por bashkë me të ka gjetur edhe Mavrajn.

34-vjeçari ka rënë përtokë dhe nga pamjet duket se ka humbur vetëdijen e tij. Është dashur menjëherë ndërhyrja e stafit mjekësor të skuadrës, të cilët pas 5 minutash përpjeke kanë kthyer në gjendje të vetëdijshme mbrojtësin shqiptar. I fashuar nga qafa dhe i shtrirë në barrelë, Mavraj ka lënë fushën dhe sipas raportimeve të mediave nga Gjermania është drejtuar drejt spitalit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *