Tashmë gjithçka është zyrtare. Florian Hadërgjonaj është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Superligës turke, Kasimpasa. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ishte në një huazim 6 mujor nga klubi turk dhe ka bindur totalisht skuadrën për të blerë kartonin e tij. Hadërgjonaj ka firmosur një kontratë 3 vjeçare. Këtë lajm e kanë bërë te ditur përfaqësuesit e klubit të Kasimpasa.
“Florent Hadërgjonaj, të cilin e huazuam në sezonin e kaluar, nënshkroi një konteatë të re 3 vjeçare më skuadrën tonë. Ai gjithashtu ka kaluar tëstët mjekësore të nevojme në spitalin “Medical Park” dhe është i gatshëm të jetë pjesë e ekipit”- u shpreh drejtuesi i klubit Kasimpasa./Elio Hajdari-Sport Ekspres/