Diego Simeone është duke ndërtuar një makineri të frikshme në Spanjë, ku këtë herë po i afrohet së tepërmi kualiteteve të Realit dhe Barcelonës. Pra është duke u ngushtuar diferenca e madhe mes tyre, ndërsa afrimit të bujshëm të Luis Suarez, do t’i bashkangjitet edhe një tjetër emër.
Këtë herë bëhet fjalë për Edinson Cavani. Mediat kanë raportuar se ekipi spanjoll i ka ofruar një kontratë sulmuesit që ka qenë pjesë e PSG dhe është gjetur marrëveshja. Zyrtarizimi pritet të vijë brenda pak ditësh, ndërsa Simeone do të kishte kështu mundësinë për të kthyer sulmin e Uruguait në skuadrën e tij.
Pavarësisht faktit se Cavani nuk ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm te PSG, nga krahu tjetër ishte i transformuar me Kombëtaren. Kombinimet me Suarezin e kanë kthyer Uruguain në një Kombëtare të frikshme në aspektin sulmues dhe këtë herë pritet që ta shohim në çdo javë dyshen Suarez-Cavani. /Sport Ekspres/