Ambienti tek Barcelona nuk është aspak në gjendjen më të mirë dhe largimet e shumta kanë sjellë përçarje të mëdha. Më kryesorja është çështja e largimit të Lionel Mesit, ndërsa ylli argjentinas do të jetë pjesë edhe për një sezon tjetër, por kjo nuk ka ardhur falë dëshirës së tij.
Pas largimit të Suarez, Mesi ka ardhur me një letër emocionuese që tregon vazhdimin e përçarjes te Barcelona, me argjentinasin që shprehet se nuk surprizohet më nga vendimet e gabuara të drejtuesëve.
“Po mundohesha të kuptoja se je larguar dhe kur hyra në dhomat e zhveshjes, ti nuk ishe. Do jetë e vështirë të mos ndajë ditën me ty, si në fushë dhe jashtë saj. Shumë momente si shokë, drekë dhe darka. Do të jetë shumë e vështirë për mua të shoh me fanellë tjetër dhe për më tepër si kundërshtar.
Meritoje një përshendetje për atë që je, nga më të rëndësishmit në historinë e Barcelonës. E jo të largoheshe si bëjnë ata. Por tanimë nuk më surprizon më asgjë. Të dua shumë dhe shihemi shpejt mik”, u shpreh Mesi. /Sport Ekspres/