Shqipëria e Bushit do të përballet ndaj Sllovenisë, thirret për herë të parë një lojtar nga “Eredivisie”

Shqipëria e Alban Bushit do të rikthehet sërish në fushën e lojës, këtë herë për t’u përballur në datën 8 tetor ndaj Sllovenisë. Fatmirësisht bëhet fjalë për një miqësore dhe mund të thuhet në këtë mënyrë për shumë arsye.

Jemi vetëm pak ditë larg nga suksesi i Austrisë dhe përmbysja ndaj Andorrës, por situata ka ndryshuar së tepërmi. Lojtarët e shumtë të Superiores që u përfshinë në listë dhe shkëlqyen me Shpresat nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë, pasi kampionati në Shqipëri po vazhdon bojkotin.

Vetëm pak më parë Zwolle ka zyrtarizuar edhe një ftesë që ka mbërritur nga Shqipëria U-21. Kështu është mbrojtësi 21-vjeçar Destan Bajselmani që do t’i bashkohet për herë të parë kuqezinjve ndaj Sllovenisë. Një mbrojtës ky i formuar te akademia e Zwolles dhe pjesë e ekipit të parë në “Eredivisie”, por me hapësira të pakta deri tani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *