Tifozët nuk do ta pëlqejnë, deklarata që zbulon djallëzinë e Mesit: I thoshte trajnerit…të shkarkoj unë

Futbollist, trajner apo president? Nëse Ibrahimoviç e ka etiketuar veten gjithçka tek Milani pas vetëm pak muajsh rikthim, çfarë mund të thuhet për Lionel Mesin te Barcelona? Nuk duhet të kthejmë kokën shumë pas, teksa u pa qartazi reagimi i tifozëve kur u mësua se argjentinasi do të largohej.

Mesi e di mjaft mirë fuqinë që ka te Barcelona dhe luan shpeshherë më të, madje duke i treguar edhe kufijtë trajnerëve. Ishte pikërisht kjo një prej arsyeve se përse ylli i futbollit botëror kërkoi largimin nga katalanasit, pasi Koeman nuk pranoi të ishte një tjetër “lodër”.

Antonio Zbizareta, ish-drejtori sportiv i Barcelonës në vitet 2010-2015 ka treguar djallëzinë e Mesit dhe mënyrën sesi i imponohej trajnerëve, duke i thënë se i shkarkonte lehtësisht nëse i telefononte presidentit. Të paktën këtë e ka pohuar ish-trajneri i katalanasve, Gerardo Martino që ishte pjesë vetëm për sezonin 2013-2014.

“Kur Martino ishte te Barcelona, shpeshherë e thoshte për Mesin: “Unë e dija se nëse ai telefononte trajnerin, më shkarkonte dhe hidhte tutje mua. Por dreqin, nuk është e nevojshme që të ma thuash mua çdo ditë. Unë e di vetë atë. Nuk ishte e lehtë me të”, kanë qenë fjalët e Zubizaretës që tregon kështu bisedën me ish-trajnerin e Barcelonës, atje ku lihet të nënkuptohet se Mesi ka treguar fuqinë e tij në çdo ditë të mundshme, për të prishur kështu strukturën e një klubi normal duke pasur luksin për të zgjedhur blerjet dhe formacionin titullar të Barcelonës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *