Tifozi kapet me Igli Taren se transferon lojtarët shqiptarë, i kthehet drejtori sportiv: Mëso edukatën

Igli Tare ka bërë një punë të madhe prej vitesh te Lacio dhe shpeshherë është përzgjedhur si drejtori sportiv më i miri në Serie A. Një arritje e madhe për të që manovron buxhete të vogla për të spikatur talentet dhe për t’i shitur për shifra të frikshme.

Por nga ana tjetër tifozët nuk presin dhe kërkojnë nënshkrime me lojtarë që Lacio e ka jashtë mundësisë për të gjetur marrëveshjen. E për këtë arsye e gjitha pesha e fajit sipas tifozëve bie mbi Taren, megjithëse është presidenti Lotito që vazhdon me të njëjtën mënyrë për të proceduar në Itali.

Pa harruar këtu që Tare i ka dhënë një dorë edhe lojtarëve shqiptarë që gjithmonë kanë qenë të shumtë në numër te Lacio. Këtë herë është afruar Vedat Muriqi, ndërsa në krahun tjetër po punohet për afrimin e Shkodran Mustafit pas dështimit për zyrtarizimin e Marash Kumbullës.

Një prej tifozëve të Lacios, Luca, e ka ofenduar dhe ulur punën e Tares në profilin e tij zyrtar me një shprehje tipike të zonës së Romës, duke i quajtur si “të vdekur” afrimet e bëra me lojtarët e origjinës, pra ata shqiptarë. Nga ana tjetër drejtori sportiv nuk mund të qëndronte në heshtje duke i sygjeruar tifozët që të mësojë edukatën përpara se të komunikojë me të. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *