“Kumbullës t’i japin kohë, është i gatshëm për Romën”, ndihmësi i Rejas rrëfehet në Itali: Hysajn e krahasoj me veten

Marash Kumbulla hodhi një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke firmosur për klubin e Romës. Ai sezon i përë i shkëlqyer në Serie A i hapi dyert e shumë skuadrave, por në fund ishin romakët ata që arritën ta merrnin në organikën e tyre. Mbojtësi shqiptar shihet si një lojtar me perspektivë të madhe dhe këtë e konfirmon edhe ndihmësi i Edoardo Rejas në pankinën e Kombëtares kuqezi.

Sergio Porrini thekson se nuk është e lehtë për një lojtar kaq të ri që të firmosë për një klub të madh dhe se do i duhet pak kohë që të përshtatet me ekipin. Por një njeri i pjekur dhe serioz si Kumbulla bën që ish-lojtari i Juventusit të mos ketë dyshime se talenti shqiptar është gati për një hap të tillë. Ndërkohë, sa i përket Hysajt, Porrini vë theksin te fleksibiliteti në role i kapitenit të Kombëtares, të cilin e konsideron si të rëndësishëm për t’u pasur në ekip.

Kumbulla

“Djali ka një perspektivë të madhe dhe në Verona ai tregoi cilësi të shkëlqyera. Në Itali një gjysmë sezoni i bërë mirë është e mjaftueshme për të udhëhequr klubet për të bërë zgjedhje ndoshta të nxituara dhe tregti të çmendura. Ai me siguri mund të bëjë shumë mirë, por do t’i duhet t’i japë ca kohë. Më vjen në mendje Mancini. Vitin e kaluar, i stërvitur nga Gasperini, i cili luan futboll si dishepulli i tij Juric, kur shkoi në Romë dhe e gjeti veten duke mbrojtur në një vijë me katër vetë ose në çdo rast me detyra të ndryshme, ai u fut në më shumë vështirësi. Të jesh kaq i ri nuk është e lehtë të shkosh në një klub të madh, ku të gjithë kanë pretendime edhe sepse të kanë paguar kaq shumë. Duhet t’i japësh kohë: sigurisht që do ta bëjë dhe është një lojtar i shkëlqyeshëm, është tepër serioz, në rastin më të mirë dhe për moshën e tij tashmë i gatshëm mendërisht për një hap të tillë. Ai ka ide të qarta dhe di çfarë të bëjë, është i pjekur”.

Ndeshjet e tetorit me Shqipërinë

“Ne do të përpiqemi të thërrasim sa më shumë lojtarë të jetë e mundur, gjithashtu sepse gjithmonë ekziston dyshimi për të humbur një lojtar që është pozitiv pas një tamponi. Logjikisht duhet të thërrisni edhe disa të tjerë”.

Hysaj

“Mund ta krahasoj me atë se si isha unë. Në të katër rolet mbrojtëse ai di të përshtatet dhe t’i bëjë të gjitha mirë, ose të paktën duke i dhënë trainerit përshtypjen që mund të mbështetet tek ai. Shumë fleksibël, ne e përdorim atë si të pestin në 3- 5-2, dhe tani Hysaj gjithashtu di të luajë në të majtë. Është e rëndësishme të kesh lojtarë të tillë në një ekip”, ka thënë Sergio Porrini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *