“Nuk është lamturmirë“/ Dy largime të papritura te Tirana, drejtori sportiv dhe menaxheri japin dorëheqjen

Dy largime të papritura vijnë si një rrufe në qiell të hapur nga kampi bardheblu. Drejtori sportiv, Arbi Laçi, dhe menaxheri i klubit, Mario Nikolli, kanë dhënë dorëheqjen nga Tirana, duke befasuar kështu të gjithë me vendimin e tyre. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga vetë kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore, të cilët njoftojnë përmes faqes zyrtare se klubi ka pranuar dorëheqjen e dy drejtuesëve të tij. Megjithatë kjo mbetet vetëm një mirupafshim dhe jo një lamtumirë për ekipin më të trofeshëm në Shqipëri.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka pranuar dorëheqjen e drejtorit sportiv Arbi Laci dhe menaxherit të klubit Mario Nikolli. Pas disa viteve të suksesshem bashkpunimi, ku janë rritur brenda dyerve te klubit bardheblu duke prekur kështu të gjitha shkallët hierarkike dhe duke kurorëzuar suksesin e tyre me titullin kampion, Laçi dhe Nikolli ndajnë rrugëtimin e tyre me kampin e kampionëve. Kjo është një mirëupafshim por jo një lamtumirë”, njofton klubi i Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *