Një fillim aspak i mbarë për Romën në kampionatin italian. Ekipi i Fonescas zhvilloi përballjen hapëse kundër Veronës, atje ku për herë të parë ishte grumbulluar edhe Marash Kumbulla me ekipin e ri, por pa mundur të debutojë.
Ndërkohë Roma kishte shumë shanse për të gjetur avantazhin, ndërsa nga krahu tjetër trajneri Juric tregoi edhe njëherë mjeshtërinë e tij në fazën mbrojtëse. Për të mbërritur te vendimi i Komisionit të Disiplinës që i jep humbjen e parë 3-0 Romës, që mbërrin nga tavolina dhe jo nga fusha.
Verdhekuqtë aktivizuan Diawara i cili nuk ishte i regjistruar për këtë takim në listën prej 25-lojtarëve të thirrur, me drejtuesit që ishin nisur nga sezoni i fundit ku lojtari ishte 22-vjeç dhe nuk i duhej një gjë e tillë, por këtë herë është 23-vjeç. Një gabim i pafalshëm ky i stafit të Romës që është dënuar me humbjen në tavolinë 3-0, ndërsa vendimi mund të apelohet brenda 7 ditësh. /Sport Ekspres/