Kristal Abazaj është futbollisti më i ri i Instabulsporit. Futbollisti që ka qenë pjesë e Kukësit në sezonin e fundit pati një tjetër shkëlqim, ndërsa kjo është mundësia e dytë për të lënë gjurmë në Europë. Në një intervistë për “Supersport”, Abazaj ka treguar edhe një sekret për skuadrën e re. Duke u nisur për diku tjetër, me shumë gjasa në elitën e Polonisë, ndërsa përfundoi në Ligën e Parë të Turqisë
“Jam futbollist i Istanbulsporit, ndihem mirë për zgjedhjen dhe shpresoj të kem bërë të duhurën. Po të më pyesnin në fund të kampionatit, kur isha me Kukësin, për Ligën e Dytë turke normalisht që nuk do të isha dakord, por sinqerisht kam ndërruar mendim kur pashë projektin e tyre. U ula me presidentin, fola me trajnerin dhe kuptova se sa shumë dëshironin që unë të isha pjesë e këtij projekti. Nuk m’u desh shumë të vendosja, edhe pse kishim 3-4 ditë që po bisedonim. Nuk ishte e vështirë të gjenin akordin, duke parë futbollistët që kishin afruar.
(Rroca) Pas dy viteve së bashku te Luftëtari, u takuam sërish tek ekipi i Kukësit. U bënë tre vjet që luajmë bashkë. Jam shumë i lumtur që gjej Rrocën, pasi si për mua ashtu she për të është mirë dhe na ndihmon në përshtatjen me ekipin. Shpresoj te kemi suksesin që kemi patur në Shqipëri dhe të ndihmojmë ekipin që të arrijë objektivat.
Në këtë merkato ka patur shumë interes për mua, por unë kam qenë i qetë, pasi është marrë menaxheri im me këtë pjesë. Gjithsesi, kur ka interes ndihesh i vlerësuar. Do të doja të zbuloja një sekret: unë në Turqi u nisa për diku tjetër e përfundova diku tjetër. Zoti paska dashur që të jem pjesë e Istanbulspori”, u shpreh Abazaj. /Sport Ekspres/