Brenda 24 orësh pritet zyrtarizimi, zbulohen detajet në ekipin e ri të Keidi Bares

Keidi Bare pritet të zyrtarizohet ditën e sotme tek Espanjol. Ndryshe nga kolegu i tij Sadiku, 23 vjeçari preferoi të mbetet në Spanjë, sepse e njeh më mirë futbollin e La Ligës. Mediat spanjolle kanë nxjerrë detaje edhe mbi kontratën dhe vlerën e kartonit të lojtarit. Keidi Bare do t’i kushtojë Espanjolit 2 milionë euro dhe do të nënshkruajë një kontratë e cila mbaron në vitin 2024.

Nga kjo blerje, gjithashtu edhe Espanjoli përfiton financiarisht, pasi me afrimin e Keidi Bares do të largohej mesfushori qendror, Marc Roca. Atletiko Madrid ka intensifikuar tratativat për blerjen e Rocas, një blerje që do t’i kushtojë madrilenëve një shifër prej 16 milionë euro. Kjo vlerë do të kalonte në arkat e klubit të ri të Bares, të cilët do të shpëtonin dhe nga paga e lartë e mesfushorit Roca.

Keidi Bare ka një mision të vështirë tek Espanjol, pasi skuadra kërkon të rikthehet në Seria A, prandaj futbollisti me origjinë nga Fieri duhet të lërë shenjë duke shënuar sa më shumë gola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *