Mori fitoren e parë, llogaritë e Guardiolës: Ishin 114 pikë, tani kemi edhe 111 pikë

Manchester City e nisi mjaft mirë fillimin e kampionatit, teksa mundi një rival mjaft të rrezikshëm si Wolverhampton. Djemtë e Guardiolës dominuan nga starti i ndeshjes dëri në fund dhe arritën të shënonin 3 gola. Edhe pse Jimenez e ngushtoi diferencën në 1-2 në minutën e 78-të, do të ishte Gabriel Jesus që do t’i jepte golin e “knockout-it” Wolvesit.

Guardiola ishte mjaft i kënaqur me skuadrën, duke u shprehur se e kishte përgatitur më së miri ndeshjen, si dhe lojtarët e tij benë pikërisht atë që iu kërkua para ndeshjes. Gjithashtu Pep nuk nguron të shfrenojë fantazinë, teks kërkon të fitojë të gjitha ndeshjet e kampionatit.

” E dominuam ndeshjen nga fillimi deri në fund, lojtarët ishin të gjithë gati. Bënë atë që ju kërkova përpara ndeshjes dhe morën 3 pikë shumë të rëndësishme. Është gjithmonë mjaft mirë ta nisësh me fitore kampionatin. Ishin 114 pikë në lojë, tani janë 111( qesh)”- u shpreh Guardiola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online