Totenhemi ka marrë fitoren e parë në këtë sezon të “Premier League” duke fituar në shifrat 2-5 ndaj Southampton. Një triumf i ardhur ky me përmbysje, pasi të parët kanë kaluar vendasit në avantazh falë golit të Ings në minutën e 32. Menjëherë do të vërshonin edhe komentet e tifozëve të Totenhemit në “Twitter” që kërkonin largimin e Murinjos, pasi nuk po bindte skuadra as në lojë.
Derisa në skenë del Song Heung-Min dhe Harry Keane! Sulmuesi koreano-jugor arriti që të shënonte 4 golat e parë për të përmbysur gjithçka, ndërsa në të gjitha këto realizime u shërbye nga Harry Kane. Vërtet e rrallë kjo ku Totenhemit i janë nevojitur vetëm dy futbollistë për të bërë spektakël ndaj Southampton. Pas 4 asisteve erdhi momenti që Kane të gjente golin e pestë dhe për të përmbyllur historikun e takimit. /Sport Ekspres/