VIDEO/ Nuk debuton Rrahmani dhe luan Hysaj, Gatuzo ia del me Napolin në Serie A

Gatuzzo e nis mjaft mirë ndeshjen e parë në kampionat të Serisë A, teksa skuadra e tij ka mposhtur me shifrat 0-2 Parmën. Pjesa e parë u mbyll me rrjetat e paprekura, ndërsa në te dytën Mertens (63′) dhe Insigne (77′) i dhuruan tre pikëshin e parë ekipit italian. Pavarësisht lajmeve për një largim të Hysaj gjatë merkatos së verës, duket se Genaro Gatuzzo vazhdon të ketë besim tek mbrojtësi kuqezi duke e aktivizuar qe nga minuta e parë e takimit.

Nga ana tjetër mbrojtësi kosovar Rrahmani nuk arriti të gjejë minuta në këtë ndeshje, teksa i duhet të presë ndeshjen e ardhshme për të bindur teknikun italian që të debutojë me fanellën e Napolit. Gjithashtu edhe mbrojtësi tjetër shqiptar i Parmës, Dermaku qëndroi në pankinë në ketë ndeshje, duke mos patur mundësinë të luajë në përballjen e parë të kampionatit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online