“Kumbulla një goditje e madhe”, trajneri i Dinamos tregon objektivat në Itali: Duam titullin, model kam Prandelin

Fabricio Kamarata arriti të siguronte mbijetesën me Dinamon sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë. Por këtë sezon të ri objektivat kanë ndryshuar. Dinamovitët kanë investuar shumë në merkato këtë verë dhe kjo për arsyen e vetme se në fund dëshirojnë vendin e parë që vjen së bashku me ngjitjen në elitë vitin e ardhshëm. Këtë e konfirmon edhe vetë Kamarata në Itali. Trajneri i bluve të kryeqytetit ka folur për “Centro Suono Sport”, ku ka prekur dhënë mendimin e tij për Marash Kumbullën dhe ka zbuluar modelet e tij në karrierën e trajnerit.

Dinamo

“Dinamo është një ekip historik dhe ndihem vërtetë mirë. Fillimisht i gjeta në një situatë të vështirë. Ne e shpëtuam veten dhe tani po synojmë për titullin“.

Kumbulla

“Është një futbollist me një përspektivë të madhe, me një personalitet që zakonisht nuk i përshtatet një 20-vjeçari dhe mund të ketë një hapësirë të madhe për përmirësim. Roma e ka rrëmbyer nga konkurenca me Interin dhe Lacion, është një goditje e madhe“.

Modelet si trajner

“Mendoj se momentalisht Alegri është më i madhi në skenën kombëtare, edhe pse unë jam veçanërisht i lidhur me Çezare Prandelin. Për mua ai ishte një trajner i madh dhe tani që jam trajner e kam marrë atë si model“, ka thënë Kamarata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *