Real Madrid dyqani i preferuar i Murinjos, Totenham siguron lojtarin e dytë nga madrilenët

Ditën e djeshme u kompletua rikthimi i Gareth Bale tek Totenham, teksa uellsiani pranoi një huazim 1 vjeçari tek klubi anglez. Ky rikthim ishte i domosdoshëm për sulmuesin e krahut të djathtë, pasi nuk po arrinte të gjente veten tek Real Madridi. Gjithashtu Murinjo i njihte mjaft mirë aftësitë e lojtarit, prandaj e kërkoi me ngulm këtë rikthim të 31 vjeçarit.

Por nuk mjafton me kaq. Ditën e sotme një tjetër lojtar i Realit të Madridit i bashkohet gjigandëve anglezë. Bëhet fjalë për Sergio Reguilon, mbrojtësin e majtë të kampionëve të Spanjës. Ai do t’i bashkohet skuadrës ditën e hënë, ku do të kryejë dhe vizitat mjekësore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online