Ballkani e ka nisur me goleadë sezonin e ri në Superiligën e Kosovës, teksa ka mposhtur me shifrat 4-1 Besën në Pejë. Një tripletë e shënuar nga ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku, që ka shkëlqyer në këtë takim.
Por shifrat mund të ishin më të thella në fund të ndeshjes po të mos ishte për arbitrin. Gjyqtari i ka hequr mundësinë talentit Nazmi Gripshi për ta nisur me gol aventurën e re te Ballkani, ku u transferua këtë merkato nga Skënderbeu.
Vendimi për anulimin e golit me pretendimin për pozicion jashtë loje rezulton një gafë trashanike, pasi pamjet tregojnë se Gripshi është dukshëm në pozicion të rregullt dhe goli është i pastër. Kjo nuk ka kaluar lehtë nga klubi i Ballkanit, që ankohet menjëherë në drejtim të FFK-së për këtë gabim të arbitrit, me të cilin kanë njohje të vjetra, teksa i kanë anuluar edhe më parë golin ndaj Prishtinës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/