VIDEO/ Bale u kthye! Tottenham zyrtarizon transferimin, uellsiani kthehet në shtëpinë ku u bë i njohur

Gareth Bale është kthyer! Futbollisti uellsian largohet nga Reali i Madridit për t’u kthyer sërish në shtëpinë e tij, te Tottenham. Me fanellën e klubit anglez sulmuesi 31-vjeçar mahniti të gjithë Europën dhe pas 6 viteve në Londër siguroi firmën me galaktikët.

Por tashmë Bale do të mund të ribashkohet me klubin që e bëri të njohur, pasi Tottenham-i ka arritur një marrëveshje për të sjellë në Premier League për një vit lojtarin. Skuadra e Jose Mourinho-s e ka zyrtarizuar këtë transferim ditën e sotme, duke e prezantuar sulmuesin në faqen e tyre zyrtare.

Në promon kushtuar këtij transferimi, shihet Bale i ulur përpara ekranit duke parë momentet e bukura që ka kaluar me Spurs-at. Momente të cilat do të përpiqet t’i shijojë sërish përgjatë këtij sezoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online