Te Roma zëvendësojnë 30 milionë eurot e Kumbullës, shesin talentin e sulmit në Premier League

Roma është pranë zyrtarizimit të një super blerjeje, Marash Kumbullës. Talenti 20 vjeçar ishte përfolur për një kalim tek Interi dhe Milani, por ekipi nga kryeqyteti arriti të bindte mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare. Kumbulla do të jetë pjesë e ekipi të Romës për 5 vjet dhe ky operacion i ka kushtuar verdhekuqve një shifër prej 30 milionë eurove.

Megjithatë pronarët amerikanë të Romës kanë treguar dhe njëherë që punojnë mjaft fort për të ruajtur balancat financiare të klubit. Për të mos pësuar një humbje prej 30 milionë eurove nga blerja e Kumbullës, Roma ka vendosur të shesë sulmuesin e saj, turkun Xhengiz Under. 23 vjeçari do të kalojë tek Leiçester Siti në një huazim prej 3 milionë eurosh dhe në fund të sezonit skuadra angleze do të duhet të paguajë 24 milionë euro.

Kështu Roma humbet vetëm 3 milionë euro pas blerjes se Kumbullës, duke i hapur mundësi transferimit të një sulmuesi klasi, si Milik, i cili ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Napoli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *