E turpshme/ “Ti fiton 4 euro, unë 10 milionë në vit”! Fjalët që Nejmar i tha Gonzalez, provokimi i shëmtuar i brazilianit

Nga Klaudio Ndreca

Përse gjithmonë…Nejmar? Ylli brazilian është gjithmonë në kryeqendër të vëmendjes dhe përplasjeve me kundërshtarët, duke pëlqyer që të luajë me nervat e tyre. Por në përballjen ndaj Marsejës kishte një ndryshim të situatës pasi lojtari i PSG-së nuk do të përmbante veten ashtu si zakonisht, vetëm duke nxjerrë rivalin “nga binarët”.

Këtë herë ishte edhe vetë Nejmar që doli nga kontrolli duke e goditur Alvaro Gonzalez. Në fund, ylli brazilian e akuzon lojtarin e Marsejës për racist, teksa sipas tij e ka etiketuar si “majum” përgjatë ndeshjes.

Por si qëndron e vërteta? Nga ana tjetër është xhaxhai i Alvaro Gonzalez, Manuel Soberon, që jep një tjetër variant. “Gonzalez e ka ofenduar vazhdimisht, por duke i thënë “budalla” dhe jo “majmun”. E bënte këtë gjë pasi edhe Nejmar e fyente shpesh. Madje duke i thënë: “Ti fiton 4 euro ndërsa unë 10 milionë në vit”. Nëse e sheh nga ky këndvështrim, ata janë racistët. Për më tepër shoku më i mirë që kishte te Villareal ishte Felipe Caicedo”, u shpreh Manuel Soberon.

Fjalë këto që vendosen si të thëna nga Nejmar dhe që krijojnë iluzionin e së vërtetës, megjithëse nuk mund të jemi të sigurtë pasi nuk është zbardhur asgjë nga biseda e futbollistëve. Por duke njohur natyrën provokative dhe sjelljen e Nejmarit me kundërshtarit, kjo mund të jetë vetëm bëma e tij e radhës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *