Mourinjo i kujton të shkuarën dhe arsyen që e mori Reali, Gareth Bale “ia kthen nderin” te Totenhemi

Nga Klaudio Ndreca

Gareth Bale do të jetë prurja më e re e Totenhemit për këtë sezon 2020-2021 dhe do të marrë vëmendjen kryesore në këtë merkato të verës. Sulmuesin nuk e mban asgjë tjetër të lidhur me Realin përveç kontratës, duke mos ndierë asgjë sa i përket fanellës që mban veshur.

Në orët e fundit është folur në media për një transferim të mundshëm të uellsianit drejt Totenhemit. Skuadra që drejtohet nga ana e Murinjos është më afër se kurrë blerjes së Bale, ndërsa vetë trajneri i ekipit anglez ka kujtuar të shkuarën e uellsianit, duke pritur “kthimin e nderit”.

“Unë u mundova që ta transferoj Gareth Bale te Reali, por nuk ishte e mundur në kohën time. Pastaj presidenti ndoqi instiktin dhe njohurinë time, duke e sjellë menjëherë Bale pasi u largova unë. Nuk ka sekret këtu, e di edhe Gareth Bale. Por nuk dua të flas më shumë pasi është lojtari i Realit të Madridit”, ka thënë Mourinho. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online