VIDEO/ Gabimet e Vllaznisë vulosin klasiken në miqësore, Tirana fiton në fund falë sulmuesit që kishte 2 vite pa shënuar

Klasikja e Shqipërisë është rikthyer sot në fushë, por këtë herë jo si një ndeshje e Kategorisë Superiore, por si një miqësore. Në këtë tesitm për lojtarët përpara fillimit të sezonit të ri ka dalë fituese Tirana, që ka mposhtur me shifrat 2-1 Vllazninë. Shkodranët kaluan të parët në avantazh falë një penalltie të përkthyer në gol nga ish-lojtari bardheblu, Dunga, i cili tundi rrjetën në minutën e 16.

Por pak para përfundimit të pjesës së parë është Isufi ai që gabon në mbojtje duke e dërguar topin në rrejtën e tij. Tirana gjen kështu barazimin, që zjgat deri në minutën e 85-të. Sërish një gabim në prapavijë i kuqebluve vulos fatin e takimit, teksa kryeqytetasit shfrytëzojnë më së miri gjithçka për të përmbysur shifrat. Një fitore në minuatat e fundit kjo për Tiranën që vjen falë sulmuesit që kishte 2 vite pa shënuar gol, Albion Avdijaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *