Elseid Hysaj nuk do të largohet nga Napoli as në këtë merkato të verës. Dëshira e Gatuzos ka qenë që mbrojtësi shqiptar të jetë pjesë e ekipit, duke mos kërkuar largimin e tij. Menjëherë do të ndryshonte edhe gjendja në merkato, duke bërë kështu një “prapakthehu”. Mbrojtësi shkodran është gati që të hedh firmën e re në kontratë e cila do ta mbajë si pjesë e Napolit deri në vitin 2025.
Sa i përket pagës së re që do të përfitojë lojtari i Shqipërisë, do të jetë prej 2.5 milionë eurosh në sezon. Pra një shifër e mirë kjo dhe që ka bindur edhe vetë lojtarin për të vazhduar që të mbetet pjesë e Napolit dhe të mos bëj një largim në këto momente, kur në fakt nuk ka shumë ekipe që janë të interesuara për të marrë shërbimet e tij. Nga ana tjetër ekipi italian me në krye Gatuzon pritet që të bëj një sezon në Seria A të nivelit të lartë, duke kërkuar mbërritjen në “Champions League”. /Sport Ekspres/