“Ndonjëherë duhet të durosh humbjet“, Nejmar dhe Gonzalez vijojnë sherrin online: Nuk ke karakter, bëhu burrë!

Ajo përleshje në klasiken e Francës mes PSG-së dhe Marsejës tërhoqi një vëmendje të gjerë, me 5 lojtarë të cilët panë menjëherë kartonin e kuq përpara fytyrës së tyre. Por duket se asgjë nuk u mbyll në fushën e lojës, pasi lojtarë kanë vendosur t’i vazhdojnë thumbimet edhe jashtë, më konkretisht në rrjetet sociale.

Nejmar nuk shfaii shenja pendimi pas ndeshjes, me pengun e vetëm që nuk e goditi në fytyrë Alvaro Gonzalezin, pasi sipas yllit brazilian ishte treguar rracist. Futbollisti i Olimpik Marsejë është kundërpërgjigjur në “Tëitter“, ku i kujton Nejmarit se duhet të mësohet edhe duke humbur.

“Nuk ka vend për rracizëm. Karrierë e pastër dhe me shumë kolegë dhe shokë përditë. Ndonjëherë duhet të mësosh të humbësh dhe ta durosh këtë në fushë. 3 pikë të pabesueshme. Përpara Olimpik Marsejë“, shkruan Alvaro Gonalez.

Por reagimi i Nejmar nuk vonoi, teksa komenton në postimin e Gonzalez: “Nuk je burrë që të marrësh përsipër gabimin tënd, humbja është pjesë e sportit. Por të fyesh dhe të sjellësh rracizëm në jetët tona jo, nuk jam dakort. Nuk të respektoj! Ti nuk ke karakter! Mbaj përgjegjësi për ato që thua… bëhu burrë. Rracist“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *